“Përballja” për tërmetin. Rama i kënaqur në Thumanë, Basha premton shtëpi në Ishëm

rama basha 1100x620

Dy figurat kryesore të politikës shqiptare paraqitën anë të ndryshme të pasojave të tërmetit të 26 nëntorit të vitit të kaluar, kur vizituan dy nga zonat e prekura.

Kryeministri Edi Rama shfaqi rezultatin e ndërtimeve në Thumanë, ndërsa lideri i opozitës, Lulzim Basha vizitoi nga afër familjet në Ishëm. Përgjatë inspektimit në Thumanë, Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, informoi kryeministrin për punimet në të gjitha zonat e prekura nga tërmeti.

Rama u shfaq i kënaqur nga rindërtimi i Thumanës, që pati pasoja fatale, si njerëzore, ashtu edhe materiale.

Nga ana tjetër, Basha dëgjoi ankesat e banorëve të Ishmit, që gjithashtu u dëmtua rëndë nga tërmeti. Ndërtimet duket se janë ende në fazat e para, për shkak të plotësimit të të gjitha procedurave ligjore, ndërsa vetë banorët e prekur shpresojnë që banesat të përfundojnë sa më shpejt.