SHBA shënon një tjetër rekord negativ, mbi 100 mijë raste me koronavirus në ditën e zgjedhjeve

shba koronavirus 1100x620

SHBA ka regjistruar më shumë se 100,000 raste të reja me koronavirus në një ditë të vetme, për herë të parë që nga nisja e pandemisë.

Sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, Shtetet e Bashkuara regjistruan 102,831 raste të reja dhe 1097 humbje jete nga Covid-19, të mërkurën.

Kjo shënon herën e parë që rastet e reja ditore të vendit arritën në gjashtë shifra, dhe është kërcimi më i lartë njëditor i infeksioneve që nga fillimi i pandemisë.

Ky rekord i ri negativ vjen pasi vendi raportoi për herë të parë më shumë se 600,000 raste të reja në një javë.

Shtetet e Bashkuara kanë raportuar gjithsej 9.48 milionë raste të konfirmuara dhe më shumë se 233,000 vdekje nga koronavirusi, megjithatë ekspertët paralajmërojnë që rritja e infeksioneve mund të vazhdojë të përkeqësohet me ardhjen e dimrit.