Zgjedhjet në Amerikë, Biden kryeson garën

111 3 1100x620

Kandidati demokrat për president, Joe Biden, kryeson garën për presidencën amerikane.

Megjithatë, situata mbetet ende e paqartë në gjashtë shtete: Alaska, Arizona, Georgia, Nevada, Karolina e Veriut dhe Pensilvania.

Bazuar në parashikimet më të fundit të CNN, Biden kryeson me 253 vota elektorale, ndërkaq kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump ka 213 vota.

Kujtojmë se çdo kandidati i duhen 270 vota elektorale për të fituar presidencën amerikane.