Zgjedhjet në SHBA, shuhen shpresat e demokratëve për kontrollin e Senatit

usaaa 1100x620

Demokratët po humbin shpresat në sigurimin e kontrollit të Senatit Amerikan pas performancës së dobët në shtetet kyçe.

Shumica në Dhomën e Lartë të Kongresit do t’i lejonte ata që të pengonin ose të çonin përpara agjendën e presidentit të ardhshëm.

Demokratët patën pritshmëri të mëdha se mund të fitonin 4 karriget e nevojshme të Senatit, por shumë republikanë ruajtën mandatin e tyre.

Megjithatë, rezultatet paraprake sugjerojnë se kjo parti do të arrijë të ruajë mazhorancën në Dhomën e Përfaqësuesve. Ligjvënësja e zëshme demokrate, Alexandria Ocasio-Cortez, ruajti karrigen, megjithatë demokratët pësuan disa humbje të rëndësishme.

Me 3 nëntor amerikanët nuk votuan vetëm për presidentin, por edhe për 1 të 3 e Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve.