Basha: Rama e ka humbur kontrollin mbi pandeminë, por mendjen e ka të paguajë klientët e tij

basha 5 1 1100x620

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është shprehur në Twitter se kryeministri Edi Rama, “në vend që të marrë masa dhe të ketë një plan kundër pandemisë, vazhdon të paguajë klientët e tij dhe të sulmojë opozitën që i nxorri faktet”.

“Numri i të infektuarve me covid po thyen rekordet. Me qindra njerëz kanë humbur jetën dhe fatkeqësisht shumë të tjerë janë në rrezik. Në vend që të marrë masa dhe të ketë një plan kundër pandemisë, Rama vazhdon të paguajë klientët e tij dhe të sulmojë opozitën që i nxorri faktet. Në vend që të shtojë mjekët, infermierët e shtretërit në spitale, ia jep milionat mafias së plehrave. Rama e ka humbur kontrollin ndaj pandemisë. Pasi shkatërroi ekonominë,tani ai po shkatërron jetët dhe shëndetin e njerëzve. Bashkë do ta mundim këtë të keqe e do ta shërojmë vendin”, shkroi Basha në rrjetin social.