Beteja për Shtëpinë e Bardhë, djemtë e Trump akuzojnë republikanët për dobësi

Trumppppp 1100x620

Dy djemtë e presidentit amerikan, Donald Trump, sulmojnë republikanët për faktin se nuk po i dalin në mbrojtje babait të tyre, ndërsa ai po lufton për të rifituar mandatin e dytë. Djali më i madh i Trump, Don Jr, akuzoi partinë se po tregohej e dobët, ndërsa i vëllai Eric paralajmëroi se votuesit nuk do t’i falnin nëse do të tregoheshin dele.

“Mendoj se demokratët janë mësuar me një parti republikane që nuk ka shtyllë kurrizore, por këtë herë nuk ka për të qenë kështu. Ajo parti ka ikur dhe çdokush që nuk lufton tani, duhet të iki bashkë me të”,  u shpreh Donald Trump Jr.

“Ku janë republikanët. Tregoni pak forcë karakteri. Luftoni kundër vjedhjes. Votuesit nuk do t’iu falin kurrë nëse tregoheni dele”, u shpreh Eric Trump.

Retorika e dy djemve të presidentit reflekton krisjen mes ithtarëve të Trump dhe partisë republikane. Trump ka paralajmëruar një sërë nismash ligjore ndaj procesit të numërimit të votave, ndërsa këmbëngul se ka parregullsi të theksuara.

Zyrtarë të lartë republikanë, të tillë si senatori i Utah, Mitt Romney dhe guvernatori i Maryland Larry Hogan ngritën zërin kundër përpjekjeve të Trump për të minuar procesin demokratik. Por, Donald Trump jr, i cili ka gjithashtu aspirata politike e shfryu zemërimin kundër republikanëve që synojnë presidencën në 2024. Mungesa e veprimit mes atyre që shpresojnë kandidaturën pas 4 vitesh, është mbresëlënëse, shkruan ai në Twitter.