“Doktori” lë pas infektimin, gati për Çmimin e Madh të Europës

ROSSI LARGIMI YAMAHA frame 162 1100x620

Lajme të mira për Yamaha dhe në veçanti pilotin Valentino Rossi në prag të garës së kësaj fundjave.

Legjenda italiane e garave në MotoGP ka hedhur pas krahëve koronavirusin dhe është gati për të zbritur në pistë këtë të diel për Çmimin e madh të Europës.

Rossi rezultoi negativ në testimin e fundit dhe tashmë duhet të kalojë edhe tamponin e dytë, në mënyrë që të konfirmohet zyrtarisht për garën. 41-vjeçari njoftoi infektimin 3 javë më pare, më 15 tetor, çka bëri që të humbasë dy garat spanjolle në Aragon.