Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

EULEX bastis shtëpinë e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit

Nga A2 CNN
6 Nëntor 2020, 09:51 | Kosova
EULEX bastis shtëpinë e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit

Një ditë pas dorëheqjes dhe udhëtimit të tij drejt Hagës pas konfirmimit të akuzave për krime lufte, EULEX ka bastisur, mëngjesin e së premtes, shtëpinë e ish-presidentit, Hashim Thaçi.

Gjithashtu, kontrolle janë duke u zhvilluar dhe në banesat e ish-kreut të PDK, Kadri Veseli dhe kreut të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.

Në prill, Prokuroria Speciale në Hagë, paraqiti një aktakuzë për shqyrtim në Dhomat e Specializuara. Në dokumentin me 10 pika kërkohej ngarkimi i Thaçit, kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli dhe disa personave të tjerë me “krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, përfshirë vrasje, zhdukje me forcë, persekutim dhe tortura”.

Zyrtarë të EULEX-it janë parë edhe në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë, ndërsa Policia e Kosovës ndodhet jashtë objektit.

https://a2news.com/2020/11/05/gjykata-speciale-konfirmon-aktakuzen-per-thacin-veselin-selimin-dhe-krasniqin/
https://a2news.com/2020/11/05/doreheqja-e-hashim-thacit-vjosa-osmani-merr-kompetencat/
https://a2news.com/2020/11/05/dorehiqet-hashim-thaci/

A2 CNN Livestream

Dita jonë