Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Forcat e Armatosura ndërtojnë radarin 22 milionë dollarë

Nga A2 CNN
6 Nëntor 2020, 10:29 | Aktualitet

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, me anë të një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se është ndërtuar radari në malin e Midës, i cili ka kushtuar 22 milionë dollarë.

“Forcat e Armatosura shqiptare do të kenë syrin e tyre që i mungonte për vëzhgimin e hapësirës ajrore.

22 milionë $, 19 prej të cilave nga buxheti i shtetit dhe 3 milionë donacion i SHBA u shpenzuan për ndërtimin e radarit në malin e Midës nga prestigjozët e Lockheed Martin.

Me këtë radar, helikopterët Black Hawk që do të vijnë së shpejti, investimin në Kuçovë, apo projektet që lidhen me sistemin ajror të mbrojtjes sipas standardeve të NATO, Forca jonë Ajrore arrin një nivel operacionaliteti që s'e ka pasur në dekada”, shkruan ministrja Xhaçka.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli