Forumi i PE për zgjedhjet e Amerikës, Mediu: Kemi nevojë për një Amerikë të fortë

vlcsnap 2020 11 06 16h53m12s644 1100x620

Grupi konservator në Parlamentin Europian organizoi një forum për zgjedhjet presidenciale në Amerikë, me përfaqësues nga Kongresi Amerikan, Parlamenti Britanik dhe Euro Parlamentar. I ftuar si folës ishte dhe kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu.

Zgjedhjet Presidenciale të 2020 në SHBA kanë qenë nga më të paparashikueshmet, por që kanë krijuar një ndarje të thellë, politike dhe sociale. Të gjithë të pranishmit vunë në dukje nevojën e një baahkëpunimi të ngushtë ndërmjet Amerikës dhe Europës mbas zgjedhjeve dhe lidershipin e padiskutueshëm të SHBA-së në NATO.

Në fjalën e tij, Mediu theksoi se “ne kemi nevojë për një Amerikë të fortë dhe një lidership të forte”.

“Bota po bëhet bipolare dhe çështjet e sigurisë nuk janë thjesht çështje ushtarake, por një kombinim i ekonomisë, energjisë, teknologjisë dhe infrastrukturës. Prandaj roli dhe lidershipi i SHBA për të ndërtuar një botë të sigurtë dhe demokratike është i pazevendesueshëm. Së pari, ne në Ballkan kërkojmë një vemendje të veçantë të SHBA-së për standartet demokratike dhe jo për stabilitet të liderëve autoritar, të korruptuar dhe inkriminuar që manipulojnë zgjedhjet. Së dyti, angazhim për çështjet e hapura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Së treti, rrjeti i sigurtë 5G, implementimi i marrëveshjeve me SHBA nga vendet ballkanike. Së katërti, përfshirja e vendeve të Ballkanit në iniciativën e 3 deteve”, tha Mediu.