Gjykata Speciale cakton seancën e parë ndaj Hashim Thaçit

Gjykata speciale veseli thaci aktakuzat 1100x620

Dhomat e Specializuara në Hagë bëjnë me dije se ish-presidenti Hashim Thaçi do të bëjë paraqitjen e parë para gjykatës për akuzat e ngritura ndaj tij për krime lufte më datë 9 nëntor.

Seanca është parashikuar të nisë rreth orës 15:00 dhe ajo do të jetë e hapur për publikun.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi përmes një aktakuze të përbashkët akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Që të gjithë gjenden në qendrën e paraburgimit në Hagë.