Imazhet mahnitëse të Stacionit Hapësinor me diellin në sfond

Një seri imazhesh mahnitëse kapën, me detaje, momentin kur Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar (ISS) kaloi para Diellit dhe Hënës.

Fotografi Andrew McCarthy, nga Kalifornia, tha se fotoja para diellit, në mes të ditës, ishte një nga fotografitë e tij më të ndërlikuara.

Duke shpërndarë fotot në faqen e tij në Instagram, z. McCarthy shkroi se, “Kjo shkrepje është rezultat i planifikimit, kohës dhe pajisjeve. Kam përdorur dy teleskopë me kamera, një me një filtër të dritës së bardhë për detajet, dhe një teleskop diellor për detajet e sipërfaqes”.