Italia në izolim, sot pothuajse 38 mijë raste me COVID-19

covid 1100x620

Gjithmonë e në rritje bilanci italian i pandemisë së koronavirusit. Autoritetet deklaruar sot 37809 të infektuar të rinj, numri më i lartë deri më tani, ndërkohë që dje ishin 34505 raste.   

Viktimat sot ishin 446, një më shumë se dje, dhe raporti raste pozitive/tamponë është rritur në 16,14%.

Pjesa më e madhe e Italisë është futur në izolim, përfshirë rajonin verior të Lombardisë, me popullsi të dendur. Italia aktualisht është e ndarë në 3 zona: të kuqe për rrezikshmëri të lartë, më pas portokalli dhe të verdha. Në këto zona të kuqe, qytetarët nuk lejohen të dalin nga banesat, përveç për të shkuar në punë, arsye apo emergjenca shëndetësore.

Qyteti i Milanos, pjesë e rajonit të Lombardisë, mbylli dyqanet, përfshirë rrugën e famshme tregtare “Vittorio Emmanuele” ku tregtohen markat e luksit, pas përcaktimit si zonë e kuqe.

Në të gjithë Italinë zbatohet masa e shtetrrethimit gjatë natës në përpjekje për të luftuar përhapjen e koronavirusit. Sa i përket kufizimeve për pjesën e mbetur, ata që janë nën regjimin “portokalli” nuk do të lejohen të zhvendosen në rajone të tjera, por dyqanet do të qëndrojnë hapur. Ndërsa për zonat e konsideruara të verdha, ku përfshihet dhe rajoni i Lacios përreth Romës, nuk do të ketë kufizime shtesë përveç atyre që janë aprovuar në nivel kombëtar.