Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Johnny Depp pushohet nga puna

Nga A2 CNN
6 Nëntor 2020, 19:34 | Showbiz

Johnny Depp ka zbuluar se studioja Warner Bros. e ka detyruar të japë dorëheqjen nga roli i tij në sagën e filmave “Fantastic Beasts”, pasi humbi gjyqin ndaj ish-bashkëshortes Amber Heard.

Aktori 57-vjeçar kishte hedhur në gjyq tabloidët britanikë që e cilësuan “dhunues gruaje”, por gjyqi doli në përfundimin se Depp ka rrahur ish-gruan e tij të paktën në 12 raste.

Depp doli me një komunikatë zyrtare ku thotë se drejtuesit e studios kinematografike i kanë kërkuar të japë dorëheqjen, gjë që ai e ka bërë. Më tej, shtoi se vendimin e gjyqit do ta apelojë, duke theksuar se nuk do të lejojë që ky moment të shkatërrojë jetën dhe karrierën e tij.

“Do të vërtetoj se akuzat ndaj meje janë të rreme”, lexohet në komunikatën e Depp.

Mendohet se aktori i famshëm ka fituar rreth 20 milionë dollarë për secilin nga dy filmat e parë të sagës “Fantastic Beasts”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë