Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Jorida Tabaku poston videon: Përse gënjen Erjon Veliaj për shkollën Sami Frashëri?

Nga A2 CNN
6 Nëntor 2020, 10:53 | Politikë
Jorida Tabaku poston videon: Përse gënjen Erjon Veliaj për

Ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku, ka akuzuar kryebashkiakun e Tiranës, Erjon Veliaj se ka gënjyer për faktin që shkolla Sami Frashëri do të ndërtohet me fondet e BE-së.

Përmes një postimi në Facebook, Tabaku shton se Veliaj ende nuk ka bërë transparencë me procedurat e tenderit.

“Një javë me radhë kam pyetur EV për pretendimin se fondet e BE për

tërmetin do ndërtojnë shkollën Sami Frashëri. Ai hesht dhe fyen. Faktet?!

Shkolla “Sami Frashëri” nuk do ndërtohet me fondet e BE. Atëherë, përse gënjeu dhe gënjen? Ngaqë do të fshehë të vërtetën që thërret në mes të sheshit.

EV sot e kësaj dite nuk ka bërë ende transparente procedurat e tenderit.

Gënjeshtra ka hundën e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Fatkeqësisht

gënjeshtarët kanë gjuhën e gjatë dhe iu mungon cipa!”, shkruan Tabaku.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani