Klasikja gjermane, dueli i titullit, gati përballja e parë Dortmund-Bayern

KLASIKJA DORTMUND BAYERN frame 237 1100x620

Me një ecuri identike në gjashtë javët e para të sezonit, Bajern Munchen dhe Borussia Dortmund masin për herë të dytë forcat këtë sezon pas triumfit të bavarezëve në Superkupën e Gjermanisë.

Të dyja skuadrat e nisën si duhet garën në Bundesligë më pas befasuan duke u mundur njëkohësisht në javën e dytë.

Bayern ka marrë një lajm pozitiv sa i përket një prej lojtarëve kyç të formacionit. Mesfushori Leon Gorecka ka lënë pas dëmtimin në pulpë, por edhe pse pësoi një tjetër lëndim të lehtë në seancën e fundit stërvitore, pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen. Ende jashtë Alfonso Davis, i cili prej javësh vuan probleme në kavilje.

Dortmund nga ana tjetër do të duhet të bëjë pa Emre Can dhe Hummels, por verdhezinjtë janë edhe të pafat teksa do t’i mungojë mbështetja e tifozerisë së zjarrtë, me masat e reja të autoriteteve gjermane për pandeminë, që mbyllën sërish dyert për publikun.

Beteja nuk është vetëm mes Bayern dhe Dortmund, por edhe për dy yjet e skuadrave Robert Lewandowski dhe Erlin Halaand. Polaku i bavarezëve ka shënuar plot 10 gola në 6 ndeshjet e para, si askush tjetër. Halaand, ndërkohë, ndodhet në kuotën e 5 golave, por shkëlqimi në Champions atje ku vazhdon të vendosë rekorde vetëm në moshën 20-vjeçare, i jep norvegjezit besimin e duhur, pse jo për t’u hakmarrë për finalen e Superkupës, 1 muaj më parë.