Laç, gruaja godet bashkëshortin me sende të forta, niset drejt Traumës

111 6 512x338

Një 58-vjeçare ka goditur me sende të forta bashkëshortin e saj Ll.D, në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin Sanxhak të Kurbinit.

Sikurse njofton policia, për pasojë 61-vjeçari ka marrë dëmtime dhe është dërguar në spitalin e Traumës në kryeqytet.

58-vjeçarja është është shoqeruar në komisariat, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.