Lufta detyron System of a Down që të kthehen pas 15 vitesh në skenën muzikore

soad 600x338

Duhej të niste lufta që System of a Down të bënin sërish muzikë. Konflikti i armatosur mes Armenisë dhe Azerbajxhanit ka bërë që muzikantët armenë të kthehen në skenën muzikore pas plot 15 vitesh.

Grupi i famshëm ka regjistruar dy këngë: “Protect the Land” dhe “Genocidal Humanoidz”, për të tërhequr vëmendjen ndaj krizës që po kalon atdheu i tyre.

Fitimet nga këngët, banda do t’ia kalojë të gjitha shoqatave që ndihmojnë popullin e Armenisë.

Kënga e fundit e grupit ka qenë “Hypnotize”, e publikuar në vitin 2005. Pavarësisht suksesit të menjëherëshëm që patën, lufta e brendshme mes këngëtarit Serj Tankian dhe kitaristit/vocalist Daron Malakian bëri që grupi të mos nxirrte më albume të reja.

Luftimet në rajonin e Nagorno-Karabakh mes Azerbajxhanit dhe Armenisë shpërthyen për herë të parë më 27 shtator dhe që prej asaj kohe qindra ushtarë nga të dyja palët kanë humbur jetën.

Shumë shtete kanë ndërhyrë për të vendosur një armëpushim, mes tyre SHBA dhe Rusia, dhe ai është shkelur menjëherë pas disa orësh.