Makina përplas për vdekje një 33-vjeçare në Roskovec

aksident 1100x620
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e së premtes në Roskovec.

Policia ka bërë të ditur se shtetasi Sh. A., 43 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar automjetin tip “Fiat”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasen B. L., 33 vjeçe, e cila ishte duke lëvizur në këmbë.

Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti të rëndë.