Milani tenton të transferojë Sergio Ramos

milan 1100x620

Mbrëmjen e së enjtes, Milani mori humbjen e parë që prej mbylljes nga pandemia, kur u mund në San Siro 0-3 nga Lilla, duke treguar probleme të mëdha në mbrojtje.

Mes mërzisë së këtij rezultati, një lajm “bombë” publikohet nga Spanja, i cili bën tifozët e kuqezinjve të ëndërrojnë. Milani po synon të transferojë Sergio Ramos!

Mbrojtësit i skadon kontrata në fundin e këtij sezoni dhe ende nuk është ulur për rinovimin e saj edhe pse drejtuesit e kampionëve të Spanjës duket se nuk e vënë në diskutim një gjë të tillë.

Milani shpreson dhe një nga njerëzit që mund ta bëjë këtë transferim të  ndodhë është Paolo Maldini, për të cilin mbrojtësi spanjoll ka një vlerësim të madh. Gjatë verës së vitit 2018, Ramos i “hoqi kapelën” Maldinit në shenjë vlerësimi ndaj tij, ndërsa u shpreh se Milani është klubi më i rëndësishëm në botë, së bashku me Realin e Madridit.

Më e pakta që të ndodhë ky transferim duhet që Milani të fitojë një biletë Championsi për sezonin e ardhshëm, që është edhe objektivi kryesor i kuqezinjve për këtë sezon. Një tjetër pengesë është edhe rroga e lojtarit, e cila shkon në 17 milionë euro.