Pandemia koronavirus, OKB do të mbajë një samit të jashtëzakonshëm më 3-4 dhjetor

Untitled collage 2020 11 06T081701.429 1100x620

Kombet e Bashkuara kanë vendosur të mbajnë një samit të jashtëzakonshëm në lidhje me pandeminë e koronavirusit në 3 dhe 4 dhjetor për t’iu përgjigjur virusit që është përhapur në mbarë botën dhe që ka pasur efekte të paprecedenta në shoqëri, ekonomi dhe udhëtime.

Presidenti i Asamblesë, Volkan Bozkir, e konsideron sesionin special të nivelit të lartë, si një momenti historik dhe një test për multilaterizmin.

Që nga nisja e pandemisë mbi 49 milionë persona janë infektuar në mbarë botë, 1.2 milionë prej të cilëve kanë humbur jetën.