Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Plotësimi i Kushtetueses, Apeli Administrativ rrëzon KED, kthen në garë të skualifikuarin

Nga A2 CNN
6 Nëntor 2020, 19:14 | Aktualitet
Plotësimi i Kushtetueses, Apeli Administrativ rrëzon KED, kthen

Gjykata Administrative e Apelit vendosi të rikthejë në garën për Gjykatën Kushtetuese kandidatin Eugen Papandile, aktualisht Sekretar i Përgjithshëm në këtë gjykatë.

Papandile u skualifikua nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) në mbledhjen e 9 tetorit, ku u vendosi ndalimi i kandidimit të tij për vendin e lënë bosh nga gjyqtari Besnik Muçi, për mosplotësim të kushteve të nevojshme ligjore.

Këtë të premte, Apeli Administrativ vendosi të shfuqizojë vendimin e KED, pasi konstatoi shkelje proceduriale. Referuar vendimit të Apelit, KED duhet të rimarrë në shqyrtim kandidaturën e Papandiles, por duke zbatuar disa detyra të vëna nga gjykata për zbatim të rregullt të procedurave ligjore.

Të njëjtin fat me Papandilen nuk e pati kandidati tjetër i skualifikuar, Sinan Tafaj. Në një seancë të mëhershme, Apeli Administrativ la në fuqi vendimin e KED për moslejimin e kandidimit të tij. Tafaj, i skualifikuar edhe një vit më parë nga KED, tha se i ishte drejtuar me ankim Gjykatës së Strasburgut.

Apeli Administrativ ka në shqyrtim edhe dy kandidatë të tjerë të skualifikuar nga KED, Zhaklina Peto dhe Shaqir Hasanaj. Aktualisht, KED duhet të presë që të shprehet gjykata për të gjitha ankimet për të vijuar procedurën për plotësimin e tre vendeve të lira në Kushtetuese. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë