Qytetarët të mbyllur në fundjavë, rikthehet karantina në 7 qytete të Kosovës

covid kosove 1100x620

Qeveria e Kosovës vendosi masën e karantinës për 7 qytete të vendit: në Prishtinë, Fushë-Kosovë, Gjilan, Obiliq, Gjakovë, Podujevë dhe Shtimë.

Banorët e tyre do të izolohen nga sot deri ditën e hënë dhe gjithçka do jetë mbyllur përveç farmacive, furrave të bukës, marketeve dhe pikave të karburantit.

Hyrje-daljet në këto qytete do të jenë të ndaluara përveç personelit shëndetësor dhe të sigurisë, personave me nevoja mjekësore dhe operatorëve të shpërndarjes së ilaçeve dhe ushqimeve.

Autoritetet kanë vendosur postoblloqe dhe shkelësit do të gjobiten sipas ligjeve në fuqi.

Kryeministri Avdullah Hoti e konsideroi vendosjen e karantinës një masë të nevojshme në luftën kundër Covid-19.

Në 24 orët e fundit, Kosova raportoi 728 raste të reja dhe 12 viktima nga Covid-19.