Sekuestrot dhe konfiskimet, krijohet regjistri i pronave të krimit

Deri më sot në republikën e Shqipërisë nuk ka pasur të dhëna të sakta sesa janë pasuritë e sekuestruara apo të konfiskuara nga krimi.

Një pjesë e të dhënave i kishte agjencia që funksiononte në bazë të ligjit antimafia, disa gjykatat, të tjerat policia.  Në 28 tetor, qeveria vendosi krijimin për herë të parë regjistrit të gjithë pronave krimit të organizuar, qofshin ato të sekuestruara apo konfiskuara.

Pasuritë regjistrohen në të luajtshme, paluajtshme apo llogari bankare, statusi që mbajnë kundrejt ligjit, data e nisjes së hetimit pasuror apo çështjes penale ndaj pronarit të tyre, si dhe vendimit të prokurorit për sekuestrim apo gjykatësi për konfiskim.

Në regjistrin që menaxhohet nga agjencia administron pronat e sekuestruara dhe konfiskuara, në varësi të ministrisë së brendshme, shënohet dhe vlera e tyre financiare.

Akses në informacion kanë të gjithë agjencitë ligjzbatuese, që shpesh herë nuk kanë arritur të koordinojnë mes tyre.

I gjithë historiku i pasurisë shënohet dhe përditësohet në regjistër, deri në destinacionin final që ministri i brendshëm vendos t’i japë asaj pas vendimit të formës së prerë.

Në bazë të paketës “KÇK”, agjencia e administrimit të pasurive të sekuestruara apo konfiskuara nga krimi ka kaluar në varësi të ministrisë së Brendshme. Ajo menaxhon jo vetëm pronat që u janë marrë kriminelëve në bazë të ligjit antimafia, por edhe nga OFL-ja.