Situata nga pandemia, Italia rrit gjobat për shkelësit e masave, parashikohet dhe burgu

policia italianiane plagosje 1100x620

Gjoba të majme dhe burg parashikohet në dekretin e ri anti-Covid të qeverisë italiane. Sipas kësaj vendimmarrje të re, kush nuk ka motivacion për të dalë mund të gjobitet 280 euro dhe ky sanksion mund të arrijë në 560 euro në rast përsëritje. Personat që thyejnë karantinën rrezikojnë një kallëzim penal dhe burg 3-18 muaj, të cilit i shtohet dhe një gjobë 500-5000 euro.

Për të mundësuar lëvizjen, në orarin e mbylljes, është i nevojshëm një formular, i cili shkarkohet në faqen zyrtare të Ministrisë së Brendshme.

Nëse në zonat e kuqe, dyqanet, baret dhe restorantet duhet të qëndrojnë mbyllur, në zonat e gjelbra mund të vijojnë punën, por nën rregulla strikte. Ato mund të hapin dyert nga ora 05:00 deri 18:00, me një numër të kufizuar klientësh dhe ku maska mund të hiqet vetëm kur ha dhe pi.

Nëse restorantet shkelin rregullat rrezikojnë gjoba deri në 560 euro deri në mbylljen e aktivitetit për 5 ditë.