Uragani “Eta” shkakton dhjetëra viktima në Amerikën Qendrore

Untitled collage 2020 11 06T075853.936 1100x620

Edhe pse ka humbur fuqinë dhe tashmë konsiderohet si një stuhi tropikale, uragani “Eta” vijon rrugëtimin e tij në Amerikën Qendrore duke lënë pas të paktën 63 viktima e mijëra të pastrehë.

Më shumë se 50 persona kanë vdekur në fshatrat indigjenë të Guatemalës për shkak erës së fortë dhe rrëshqitjes së dheut, 5 viktima të tjera u regjistruan në Panama, 4 në Honduras, 2 në Kosta Rika dhe dy në Nikaragua.

Pritet që ditët në vijim uragani të kalojë në Kubë, Xhamajkë dhe Florida.