Vijojnë gjobat për maskën, ndëshkohen më shumë se 600 qytetarë, 7 persona shoqërohen në komisariat

gjoba per masken policia 3 mije leke masa anticovid koronavirusi 600x338

Policia vijon të gjobisë me qindra persona në ditë për mosmbajtjen e maskës. Vetëm në 24 orët e fundit, bëhet e ditur se janë gjobitur 626 qytetarë, si dhe 6 administratorë lokalesh, për mosrespektimin e masave anti-covid.

Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 626 qytetarë që lëviznin pa maskat mbrojtëse. Gjithashtu, gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 6 lokale, në ambientet e të cilëve kishte muzikë pas orës 20:00 dhe nuk respektoheshin protokollet e sigurisë që kanë si qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19. Secili prej administratorëve të këtyre lokaleve është ndëshkuar me masën administrative 1.000.000 lekë. 

Gjatë këtyre kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 7 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 16 viktima në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 545 raste në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 397 të shëruar në 24 orët e fundit