Zgjedhjet në Amerikë, beteja për Senatin mund të zgjasë deri në janar

zgjedhjet ne amerike rezultati senati dhoma e perfaqesuesve  1100x620

Përbërja e re e Senatit e Shteteve të Bashkuara mund të mos vendoset deri në janar.

Në Xhorxhia duket se do të mbahet një raund i dytë votimi për të dyja karriget, pasi asnjëri nga kandidatët nuk ka arritur të sigurojë 50% të votave, siç kërkohet nga ligji elektoral shtetëror.

Përsëritja e zgjedhjeve pritet të bëhet më 5 janar, dy ditë pasi Senati i ri të mbajë seancën e parë. Republikanët patën një mazhorancë në Senat me 53 përfaqësues kundrejt 47 të Demokratëve dhe duket se do ta ruajë kontrollin, edhe pse pësoi humbje të një karrigeje deri më tani.

Nëse demokratët do të arrijnë të fitojnë të dy senatorët në Xhorxhia, kjo do të çonte në një baraspeshë 50 me 50 në Senat.

Ndërkohë, sa i përket Dhomës së Përfaqësuesve, demokratët kanë pësuar një disfatë duke humbur 5 ligjvënës, gjë e cila vendos në rrezik mazhorancën e tyre.