9 muaj pa ujë

Banorët e fshatit Qafzez në Kolonjë që prej muajit prill vuajnë mungesën e ujit. Sipas banorëve, kjo situatë vijon kështu prej shumë vitesh.

Për rreth 9 muaj në vit, ata nuk kanë ujë. E vetmja mënyrë për të siguruar ujë është lumi dhe ujrat që zbresin nga malet.

Administratorja e njësisë Mollas deklaron se brenda vitit, falë një projekti, pritet që ky problem të marrë një zgjidhje.

Në fshatin Qafzez mungojnë edhe infrastruktura rrugore dhe ajo e vaditjes për tokat, probleme këto që janë premtuar gjithmonë të zgjidhen në çdo fushatë zgjedhore.