Bota pranë pragut të 50 milionë rasteve me virus

milano korona 1100x620

Botës iu prezantua një rekord i ri përsa i takon të prekurve të rinj me koronavirus. Sipas OBSH-së, në 24 orët e fundit në mbarë globin u regjistruan 581 679 të prekur, që përbën një rritje prej 7,6% krahasuar me një ditë më parë.

Rekordi i fundit ishte regjistruar më 31 tetor, ku u sinjalizua kuota prej 557 467 rastesh.

Nuk njeh ndalesë as kurba që shënon humbjen e jetëve, teksa shifra në rang global i afrohet 50 milionë rasteve me koronavirus.

Mbi 1 milion e 200 mijë viktima janë deklaruar deri më sot. Vetëm në Evropë kanë vdekur mbi 300 mijë persona për shkak të koronavirusit.