CNN: Joe Biden projektohet fitues i zgjedhjeve amerikane

biden michigan ap rc 200909 hpMain 16x9 1600 1100x620

Sipas projeksioneve të CNN, Joe Biden ka fituar zgjedhjet dhe është tashmë presidenti i 46 amerikan.   

Kandidati demokrat ka mundur presidentin republikan Donald Trump pas një gare zgjedhore plot tension, ku rezultatet vonuan disa ditë për të dalë.

Sipas të dhënave e CNN, Ap dhe Msnbc, Biden ka fituar në shtetin kyç të Pensilvanisë dhe ka arritur 273 vota elektorale, të mjaftueshme për shpalljen si president.

Postimi i Joe Biden, i pari si president i zgjedhur

Me 74,478,345 vota deri më tani, 78-vjeçari Biden është presidenti më i moshuar por edhe më i votuari në historinë amerikane. Biden pritet të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë, ku ka shërbyer për 8 vjet si zëvendësi i Barak Obamës.

Rezultatet e bëjnë Donald Trump presidentin e parë që prej viteve 90-të që nuk siguron dot një mandate të dytë, por ekipi i fushatës së tij e bërë i edhe një herë të qartë se presidenti nuk ka ndërmend ta pranojë humbjen. Trump pretendon se është ai fituesi i zgjedhjeve, dhe ka ngritur akuza të pambështetura për parregullsi në procesin e votimit.

I ndodhur në Vixhinia në një nga resortet në pronësi të tij, Trump ka postuar në Twitter një deklaratë domethënëse,  “Unë i kam fituar zgjedhjet, me shumë diferencë”.

Postimi i Donald Trump

Në shtetin e Pensilvanisë, janë tashmë më shumë se 28 mijë votat në favor të Joe Biden, që do të e bëjnë ndoshta të pamundur në atë shtet ankimimin e republikanëve që denoncojnë parregullsi.  

Avokatët e presidentit Trump kanë depozituar padi në një sërë shtetesh më herët gjatë se premtes, ndërsa rivali ishte në prag të fitores. Një rinumërim i votave do të zhvillohet në Xhorxhia ku rezultati është shumë i ngushtë, ndërsa e njëjta gjë po kërkohet për Uisconsin. Trump është zotuar gjithashtu ta çoje çështjen në Gjykatën e Lartë. Nëse rezultati zgjedhor të kontestohet, përfaqësuesit ligjor të secilës palë do të përballen në gjykatat shtetërore. Këto të fundit mund të urdhërojnë një rinumërim, dhe Gjykatës së Lartë mund t’i kërkohet të thotë fjalën e fundit.

Ndërkaq, në shtete si Karolina e Veriut, Arizona e Nevada numërimi i votave vazhdon, dhe rezultatet nuk do të jenë zyrtare deri në certifikimin e fundit që behet në secilin shtete gjatë javëve në vazhdim.