Deklarata e habitshme e Lames: Korça, qarku më frikacak sepse ka më pak ndërtime pa leje se të tjerët

vlcsnap 2020 11 07 13h22m15s677 600x338

Kreu i Kadastrës, Artan Lame, ka deklaruar se “Korça është qarku më frikacak” sa i përket ndërtimeve pa leje.

“Korça është qarku më frikacak për çështjen e ndërtimeve pa leje, korçarët janë treguar gjithmonë të paaftë për të ndërtuar pa leje sepse statistikisht Qarku i Korçës është qarku me më pak ndërtime pa leje në rang republike, duke qenë një qark me popullsi shumë të madhe. Kjo tregon edhe qytetarinë e qarkut, por edhe frikën ndaj ligjit”, tha Lame.

“Në aspektin afatgjatë kjo është një gjë e mirë sepse ka ruajtur në shumë raste tokën bujqësore nga ndërtimet, kanë ruajtur infrastrukturën rrugore, të kanalizimeve, infrastrukturën e qyteteve nga ndërtimet pa leje dhe na ka lehtësuar edhe ne punën”, shtoi Lame.