Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Greva e naftëtarëve, 24 ditë pa përgjigje. Në Ballsh kërkohet zgjidhje për pagat

Nga A2 CNN
7 Nëntor 2020, 13:08 | Sociale
Greva e naftëtarëve, 24 ditë pa përgjigje. Në Ballsh

Në një rezistencë të gjatë prej 24 ditësh, gratë naftëtare nuk panojnë asnjë konsensus tjetër me institucionet shtetërore përveç depozitimit të pagave të prapambetura në llogarinë e tyre. Situata në Ballsh rëndohet dita-ditës edhe në aspektin psikologjik.

Një nga gratë greviste ka tentuar të ndërmarrë një akt ekstrem duke tentuar vetëvrasjen, por fatmirësisht është parandaluar nga naftëtaret e tjera. Të zhgënjyera janë edhe nga mungesa e vizitës së Presidentit Ilir Meta, i cili ditën e premte ka qenë në qytetin antik të Bylisit dhe nuk i ka takuar.

Mosbesues ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama është kryetari i sindikatës, Sokol Dautaj. Ai tha se çdo bisedim me qeverinë do të bëhet pa prishur grevën e urisë.

Një kërkesë zyrtare ndaj qeverisë është dërguar edhe nga shoqëria civile. Rreth 62 shoqata të mbrojtjes së të drejtave të grave dhe punëtorëve kërkojnë që shteti të mos tregohet indifferent ndaj zbatimit të kushteve të punës për naftëtarët. 

Këtë të diel, naftëtarët do të mblidhen sërish për të diskutuar mbi hapat e tjerë që do të ndërmerren për të përshkallëzuar reagimet e tyre, përtej grevës së urisë. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani