Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Kina nis testimet e teknologjisë 6G, dërgon në hapësirë satelitin e parë

Nga A2 CNN
7 Nëntor 2020, 15:14 | Teknologji
Kina nis testimet e teknologjisë 6G, dërgon në hapësirë

Kina ka ngritur me sukses në hapësirë staelitin e parë në botë të pajisur me teknologjinë 6G, për të testuar mënyrën sesi funksionon.

Sateliti u ngrit për në orbitë këtë të shtunë nga qendra e kontrollit satelitor Tayian, në Provincën Shanxi.

Teknologjia e shpejtësisë së lartë do të testohet dhe rezultatet do të krijojnë bazën për të ardhmen e komunikimit. Sateliti ka edhe pajisje monitoruese për fatkeqësitë natyrore që mund të shkatërrojnë kulturat bujqësore në Kinë dhe për parandalimin e zjarreve.

Teknologjia e re 6G mendohet se do të jetë 100 herë më e shpejtë se ajo 5G, e cila mund të arrijë të transmetojë të dhëna në një shpejtësi deri në 10 Gbps. Kina është kritikuar së tepërmi nga Perëndimi dhe Shtetet e Bashkuara për përdorimin e teknologjisë 5G për të kontrolluar sistemet e komunikimit të shteteve të tjera, por kjo duket se nuk e ka ndaluar të testojë brezin e ardhshëm të transmetimit të të dhënave.

A2 CNN Livestream

Dita jonë