Liderët botërorë fillojnë të përgëzojnë Joe Biden

Lideret 1100x620

Liderët e botës nuk presin zyrtarizimin e mbylljes së numërimit në të gjithë shtetet dhe një pas një po fillojnë të përgëzojnë Joe Biden duke e cilësuar atë si presidentin e 46-të amerikan.

“Amerikanët kanë zgjedhur presidentin e tyre! Përgëzojmë Joe Biden dhe Kamala Harris! Kemi shumë për të bërë për të përballur sfidat e sotshme, le të punojmë së bashku!”, ishin fjalët e presidentit francez Emmanuel Macron.

Kancelarja gjermane Angela Merkel përgëzimeve i shton konstatimin që miqësia midis dy vendeve është e pazëvendësueshme. “Urime të përzemërta! Qytetarët amerikanë kanë vendosur. Joe Biden do të jetë presidenti i 46 i SHBA. I uroj atij nga zemra fat dhe sukses. Uroj gjithashtu dhe Kamala Harris si zv/presidenten e parë të zgjedhur të vendit të saj. Miqësia jonë transatlantike është e pazëvendësueshme, kur duhet të përballemi me sfidat e mëdha të kësaj kohe”, ishin fjalët e lideres gjermane.

Përgëzime edhe nga kryeministri italian Giuseppe Conte dhe ai britanik Boris Johnson, i cili edhe pse më afër pozitave të republikanëve, vlerësoi zgjedhjet e atij që cilëson si aleatin më të rëndësishëm, i gatshëm për të bashkëpunuar për tema si tregtia, siguria dhe ndryshimet klimatike.