Mungesa e Infrastrukturës, banorët në Elbasan: Rrugët janë të pakalueshme

Prej vitesh, banorët e lagjeve periferike në qytetin e Elbasanit vuajnë mungesën e infrastrukturës. Rrugët janë tërësisht të amartizuara, ndërkohë që nga rreshjet ato bëhen gati të pakalueshme. 

Rrugë me gropa, mungesë kanalizimesh dhe ndriçimi. Kjo është situata në lagjet periferike të qytetit të Elbasanit.

Në lagjen “Vullnetari” të Elbasanit nuk është investuar prej vitesh nga pushteti vendor dhe ai qendror. Banorët shprehen se ata kujtohen vetëm në prag fushate.

Prej vitesh, kjo zonë vuan mungesën e investimeve në infrastrukturë dhe me fillimin e reshjeve rrugët bëhen gati të pakalueshme.

Qytetarët shprehen se kërkesat e tyre kanë qenë të vazhdueshme pranë institucioneve përgjegjëse, por deri më tani askush nuk ka reaguar.