Obama: Me fat që do të kemi Biden në Shtëpinë e Bardhë, na presin sfida të jashtëzakonshme

Obama Trump 1100x620

Ish-presidenti Barack Obama ka qenë nga të parët që kanë përgëzuar Joe Biden për fitoren zgjedhore.

“Jemi me fat që Joe do të jetë në Shtëpinë e Bardhë në janar, na presin sfida të jashtëzakonshme, që asnjë presidenti të sapo zgjedhur i është dashur të përballet, pandemia, një ekonomi dhe një sistem gjyqësor të pabarabartë, një demokraci në rrezik dhe një mjedis të cenuar”, ishin fjalët e Obamës për personin qepër 8 vite me radhë ka qenë zëvendëspresidenti i tij.     

Obama shtoi se Biden  “do të kryej punën e tij me në zemër interesat e çdo amerikani, prandaj i apel çdo amerikani t’i japin një mundësi dhe ta mbështesin”, por ish-presidenti pohoi se ”rezultatet e zgjedhjeve treguan se vendi mbetet i ndarë, dhe do të jetë përgjegjësi e Joe dhe Kamala të shkojnë përtej zonës së tyre të komfortit, të dëgjojnë të tjerët, dhe të ulin temperaturat duke gjetur një terren të përbashkët për të shkuar përpara, duke kujtuar gjithmonë se jemi një komb i vetëm.

I could not be prouder to congratulate our next President, Joe Biden, and our next First Lady, Jill Biden.I also…

Posted by Barack Obama on Saturday, November 7, 2020

Komplimente erdhën dhe nga ish-sekretari i shtetit Hillary Clinton, që në 2016 humbi betejën zgjedhore kundër Donald Trump. “Sipas saj zgjedhjet treguan refuzimin e Amerika për Trump, dhe një kapitull të ri dhe historik për vendin”.