Rama pyet Berishën dhe Metën: Pse e votuat raportin e Dick Marty?

edi rama  1100x620

Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në Twitter, ka pyetur ish-kryeministrin Sali Berisha dhe Presidentin Ilir Meta se përse e votuan raportin e Dick Marty.

“Sali pse e votove pro Raportin e Dick Marty në Këshillin e Europes,kur ne e votuam kundër apo doje të mbroje Kosovën nga Hashimi? Po ti Ilir pse e votove pro Raportin e Dick Marty apo s’të pyeti Haxhinasto? Lulëzim ke gjë për të thënë apo s’ta lejon sekreti hetimor? #KrenarpërPS”, shkruan Rama në rrjetin social.

Për pyetjet e kryeministrit, Presidenca ftoi Ramën të dalë në përballje me Metën para gjithë kombit shqiptar që të marrë përgjigjen sy më sy. Po ashtu, Presidenca pyet Ramën se kush e urdhëroi të padiste Ramush Haradinajn për shpifje dhe pse nuk shkoi në gjyq me të.

Ndërkohë, nënkryetari i PD, Edi Paloka, replikoi me Ramën duke i kujtuar se kontributet që Basha dhe Berisha kanë dhënë për Kosovën në çdo kohë njihen dhe vlerësohen nga çdo qytetar shqiptar. Ai akuzon kryeministrin se po flet për Kosovën, ndërkohë që projektoi ndarjen e saj.