Reali goditet nga dy raste koronavirusi, tmerrohet Interi

benzema inter 600x338

Covid-19 godet sërish Realin e Madridit. Klubi spanjoll ka njoftuar se Eden Hazard dhe Casemiro kanë rezultuar pozitivë në testin e fundit dhe janë izoluar sipas protokollit.

Të dy këta lojtarë do të humbasin ndeshjen ndaj Valencias dhe nuk do të udhëtojnë me përfaqësueset respektive.

Casemiro dhe Eden Hazard

Më parë, ishte qendërmbrojtësi Militao ai që u infektua me koronavirus.

Ky lajm ka shkaktuar frikë te Interi, pasi të martën e kaluar ky ekip u përball me Realin dhe Casemiro së bashku me Hazard e nisën ndeshjen si titullarë.