Statujat antike në Itali

Pas dekadash të mbyllura në një bodrum të Romës, disa nga skulpturat më të mira nga antikiteti janë tërhequr nga errësira dhe janë kthyer në sytë e publikut.

Buste të perandorëve romakë, sarkofagë të ndërlikuar dhe një reliev antik grek të gdhendur 2500 vjet më parë, janë vetëm disa nga 92 pjesët e ekspozuara në Villa Caffarelli, pjesë e Muzeut Kapitolin të qytetit antik.

Mermerët i përkasin familjes aristokratike Torlonia dhe përfaqësojnë një pjesë të 620 skulpturave në zotërim të tyre, që besohet të jenë koleksioni më i madh privat në botë.

Për Salvatore Settis, i cili bashkëkuroi shfaqjen dhe kishte detyrën e vështirë të vendoste se cilat vepra duhet të shihnin dritën e diellit, kjo është një mundësi e artë për të parë një numër punimesh jashtëzakonisht të rëndësishme të cilat i kemi lexuar nga librat, por askush nuk i ka parë: “Muzeu Torlonia ishte një nga muzetë më të rëndësishëm në Romë për një kohë mjaft të gjatë, nga 1875 deri në Luftën e Dytë Botërore, më pas ai në një farë mënyre, u zhduk. Kjo është një mundësi për të parë një numër veprash që janë jashtëzakonisht të rëndësishme, që të gjithë e dinë nga librat, por askush nuk i ka parë. Kështu që unë mendoj se rishfaqja e një koleksioni kaq legjendar do të jetë një ngjarje shumë e rëndësishme”.

Si shumë familje kryesore romake, Torlonia vendosi koleksionin e tyre të madh në ekspozitë në një muze, por pas 101 vjetësh ata mbyllën dyert e saj në 1976, duke kërkuar ta shndërronin ndërtesën në apartamente private. Rishfaqja e një koleksioni të tillë është jo vetëm një ngjarje e rëndësishme, por edhe mjaft emocionuese, ku shumica e tyre njiheshin vetëm nga librat: “Kur i pashë për herë të parë ishte një emocion fantastik sepse i njihja shumicën e atyre pjesëve nga librat, por nuk i kisha parë kurrë, kështu që më bëri shumë përshtypje”. 

Torlonias, të cilët ndërtuan pasurinë e tyre pas kontratave papnore, rrëmbyen koleksionet e themeluara, disa që datojnë që nga shekulli XV, duke e bërë atë një superkoleksion. Midis pjesëve që shihen është një vaskë e gdhendur në Greqinë e lashtë që besohej se kishte qëndruar në kopshtin e Jul Çesarit dhe që në atë kohë konsiderohej një antikitet.

Shumë prej punimeve i janë nënshtruar një restaurimi thelbësor gjatë viteve, duke përfshirë një statujë të një dhie, trupi i së cilës daton në shekullin e parë pas Krishtit, por koka e së cilës besohet të jetë krijuar nga skulptori i njohur italian i shekullit XVII, Bernini.

Shumë nga pjesët u restauruan tashmë pas vitit 1600 dhe ekspertët që kanë punuar për katër vitet e fundit për të rivendosur punimet u desh të punonin vetëm në sipërfaqet e antikave, duke i pastruar ato dhe hequr pluhurin që ishte grumbulluar ndër vite. Gjatë procesit të restaurimit të fundit, gjurmë të rralla të bojës së kuqe polikromi u gjetën në një reliev romak (që do të thotë se imazhet projektohen nga maja e një niveli sfondi) të një skene porti që daton nga viti 200 pas Krishtit.

Relievi i hollësishëm tregon një anije të madhe në port, me simbolin mitik të një ujku që shihet në vela në portin ‘Portus Augusti’, i cili u ndërtua nga Perandori romak i antikitetit Klaudi, në vitin 42 pas Krishtit.

Një tjetër moment i rëndësishëm i koleksionit është një statujë e një hyjnie nga rreth shekullit II pas Krishtit, e njohur si “Hestia Giustiniani”, e cila është një kopje romake e një statuje bronzi greke e rreth viteve 470 para Krishtit.

“Me pjesët e tjera, por edhe pjesët që janë këtu në muze tani, ne mund të bëjmë edhe shtatë, tetë, 15 ekspozita të tjera të bazuara në lloje të tjera narrativash. Ne kemi zgjedhur këto pjesë sepse ato na japin mundësi për të rrëfyer jo vetëm pjesët vetë, por e gjithë përbërja e Muzeut Torlonia si një koleksion mbi koleksionet”, thotë Settis.

“Mermerët e Torlonia” do të qëndrojë i ekspozuar në Romë deri në Qershor 2021 dhe më pas pritet të shfaqet në të paktën një vend tjetër evropian dhe në Shtetet e Bashkuara, përpara se të kthehen në Itali dhe të vendosen në një muze të përhershëm.