Studimi: Ruani fëmijët dhe personat e shkurtër nga stërklat e kollës, i kalojnë 1,8 metra

hypatia h b38b40196b5c9a5976223389c05b4fab h cc6772da1b3a86003de887820b2debc2.jpg 1100x620

Një studim i ri i realizuar në Singapor tregon se kolla e një personi mund të përhapë stërkla shumë më larg sesa 1,8 metra, distanca e sigurisë të cilën njerëzit këshillohen të mbajnë në shtete të ndryshme për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

I njëjti studim tregon se personat e shkurtër, si fëmijët, janë më në rrezik që të preken ngë këto stërkla që përhapen duke u ulur deri sa prekin një sipërfaqe.

Gjatë pandemisë së koronavirusit, përhapja e stërklave ka qenë objekt studimi i shkencëtarëve. Studimi i ri, i publikuar në revistën “Fizika e Fluideve” vlerëson rrezikun e përhapjes së Covid-19 përmes stërklave të kollës në ajër në ambiente të hapura.

Kërkuesit nga Agjencia e Shkencës së Teknoligjisë në Singapor përdorën një metodë numerike për të matur distancën që përshkojnë stërklat e kollës. “Të vegjëlit dhe të rriturit e shkurtër duhet të qëndrojnë në një distancë më të madhe se 2 metra nga personat e gjatë”, shkruan ata në studim. “Maskat kirurgjikale njihen që kanë efekt në bllokimin e stërklave më të mëdha të kollës dhe rekomandohet të përdoren kur është e nevojshme”.

Megjithatë studimi pranon se ka disa kufizime, pasi është realzuar me simulim kolle dhe jo persona që kolliten në rrugë. Kësisoj, ndikimi që mund të ketë te stërklat e kollës temperatuae dhe lagështia mbeten ende të paqarta.