Trump: Avantazhi që kisha u zhduk si me magji

trump 3 1100x620

Donald Trump përdori Twitter-in për të shfryrë teori konspirative dhe për të thënë se avantazhi që kishte ndaj Joe Biden “u zhduk si me magji”.

“Joe Biden nuk duhet të gënjejë duke thënë se do të bëhet President. Edhe unë mund ta them të njëjtën gjë. Procedurat ligjore janë vetëm në fillim. Ditën e zgjedhjeve kisha një avantazh shumë të madh në shtete si Pensilvania, Nevada, Arizona dhe Xhorxha, por ky avantazh u zhduk si me magji ditët në vijim. Ndoshta avantazhi rikthehet me avancimin e procedurave ligjore që kemi nisur”, shkroi Trump në rrjetin social.