Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Trump nuk pranon rezultatin: Këto zgjedhje nuk kanë mbaruar ende

Nga A2 CNN
7 Nëntor 2020, 19:36 | Bota
Trump nuk pranon rezultatin: Këto zgjedhje nuk kanë mbaruar ende

Presidenti Donald Trump refuzoi të pranonte projeksionin e mediave kryesore në SHBA, sipas të cilave Joe Biden ka fituar zgjedhjet presidenciale dhe do të jetë presidenti i ardhshëm amerikan.

Në një deklaratë per mediat të publikuar në faqen e tij në internet donaldjtrump.com presidenti vijon me akuzat e tij për vota të paligjshme.

“Të gjithë e dimë pse Joe Biden po nxiton që në mënyrë të rreme të pozojë si fitues dhe pse aleatët e tij në media po përpiqen kaq shumë ta ndihmojnë: ata nuk duan që të ekspozohet e vërteta. Fakti është se këto zgjedhje nuk kanë mbaruar ende, përkundrazi. Joe Biden nuk është certifikuar si fitues në asnjë shtet, e jo më në shtetet tepër të kontestuara që po shkojnë drejt rinumërimit, ose në shtetet ku skuadra jonë ka pretendime ligjore dhe të vlefshme që mund të vendosin mbi fituesin përfundimtar. Në Pensilvani, për shembull, vëzhguesit tanë ligjorë nuk u lejuan të kenë akses për të parë procesin e numërimit. Votat e ligjshme duhet të vendosin se kush bëhet president, jo mediat”, thotë Trump.

“Që nga e hëna, fushata jonë do të nisë të ndjekë ligjërisht në gjykatë çështjen që të sigurohet që ligjet zgjedhore të zbatohen dhe të shpallet fituesi i drejtë. Populli amerikan meriton zgjedhje të ndershme: kjo do të thotë që të numërohet fletët e ligjshme të votimit dhe jo i atyre të paligjshme. Kjo është mënyra e vetme për t’u siguruar që publiku të ketë besim të plotë te zgjedhjet tona. Mbetet shokuese që skuadra e Biden nuk pranon të bie dakord me këtë parim bazik dhe dëshiron që të numërohen edhe fletët e votimit që janë të paligjshme, të manipuluara ose që votat e personave që kanë vdekur. Vetëm një parti e angazhuar për të bërë keq nuk lejon që vëzhguesit të jenë në dhomën e numërimit dhe më pas të luftojë në gjyq pengimin e futjes së tyre.

Kështu që, çfarë po fsheh Biden? Nuk do të ndalem derisa populli amerikan të ketë numërimin e ndershëm të votive që meriton dhe që demokracia kërkon”.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli