Vila e agjentit 007 në Rivierën Franceze del në shitje për 30 milionë euro

Nëse ëndërroni të jetoni si një ikonë e kinematografisë dhe protagonist i filmave 007, atëherë jeni me fat. Vila në Rivierën Franceze, që dikur ka qenë në pronësi të Sean Connery-t, ka dalë në shitje për 30 milionë euro.

E mbështjellë nga faqja e një kodre në afërsi të qytetit bregdetar të Nisës, vila ofron një pamje spektakolare të plazhit, por edhe të qytetit dhe rezidencave të tjera të Rivierës.

Dikur në pronësi të aktorit që luajti i pari agjentit sekret 007, vila është e vendosur në një truall me sipërfaqe 1000 metra katrorë. “Ka gjithmonë diçka të veçantë që lidh James Bond me Rivierën Franceze dhe kjo e bën edhe më tërheqëse këtë pronë”, tha për CNN Knight Frank, partneri i firmës “Edward de Mallet Morgan”, që ka në pronësi vilën.

Vila shoqërohet nga një qilar vere, një palestër, por edhe dy shtëpiza për miqtë të cilët duan të kenë njëkohësisht edhe privatësinë e tyre.

E nëse ujërat e Mesdheut nuk mjaftojnë për të kënaqur dëshirat e pronarit, në shtëpi ka një pishinë të hapur me ujë deti, një pishinë të mbyllur me ujë të ëmbël, të dyja me pamje spektakolare nga deti. Shtëpia është e rrethuar me kopshte fantastike dhe një verandë për të kaluar ditën nën rrezet e diellit.

Frank i tha CNN që vila ishte njerrë në shitje para se Connery të ndërronte jetë, por me siguri që pas lajmit tragjik, interesi për të do të rritet ndjeshëm.