Yjet e spektaklit përshëndesin fitoren e Joe Biden, urimet për presidentin e ri

Lideret 1 1100x620

Cher, Arianna Grande dhe Kim Kardashian ishin mes yjeve të spektaklit që festuan triumfin e kandidatit demokrat, Joe Biden, në zgjedhjet presidencale të Shteteve të Bashkuara.

Lady Gaga, e cila e mbështeti fushatën e Biden në Pittsburgh, Pennsylvania në prag të votimit, e përshëndeti zgjedhjen e kandidatëve demokratë.

“Joe Biden dhe Kamala Harris, ju sapo i dhuruat botës një prej veprimeve më të mëdha të mirësisë dhe trimërisë, që njerëzimi ka parë ndonjëherë… Asgjë përveç dashurisë për Komandantin tonë të Përgjithshëm dhe për zëvendës-presidenten e parë me ngjyrë të zgjedhur në Shtëpinë e Bardhë”, ishin fjalët e këngëtares.

“Ai i’a doli mbanë; ajo i’a doli mbanë; ata i’a dolën mbanë. Unë kërceva mbi krevat”, shkruante Cher në adresën e saj në Twitter.

“Ky lajm më bëri të shpërthej në lot. U lehtësova për këtë vend”, shkruante këngëtarja Pink në rrjetet sociale.

Edhe Kim Kardashian, bashkëshorti i së cilës, reperi Kajni Uest, zhvilloi një fushatë të gjatë në zgjedhjet e 2020-ës, duke marrë rreth 60 mijë vota, postoi në Twitter një fotografi të Biden dhe Harris, me tre zemra blu.