Atalanta-Inter s’ka fitues, Roma marshon drejt kreut

atalanta inter 1100x620

Ndeshja më e rëndësishme e kësaj jave në Serie A, ajo mes Atalanta-s dhe Inter-it është mbyllur në barazim 1-1, po ashtu si sfida e mesditës mes Lazio-s dhe Juventus-it.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rrjeta të paprekura, me dy skuadrat që u munduan shumë të mos gabojnë, ndërsa 45 minutat e dyta nisën me gol. Lautaro Martinez kaloi Inter-in në avantazh pas një goditje të saktë me kokë.

Pas këtij goli, Atalanta kërkoi me të gjitha mënyrat për të reaguar dhe e bëri një gjë të tillë në minutën e 79 me një gol të bukur të realizuar nga rusi Miranchuk.

Ndërkohë, Roma vijon ecurinë pozitive dhe këtë javë, duke marrë pikët e radhës. Skuadra nga kryeqyteti triumfoi në transfertë ndaj Genoa-s me rezultatin 1-3.

Pas këtyre takimeve, Milani vijon të jetë në krye të renditjes me 16 pikë, Sassuolo renditet e dyta me 15 pikë, ndërsa Roma me 14 pikë mban vendin e tretë.