Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Basha: Rama përgjegjës për jetët e humbura, bën zëdhënësin e Beogradit

Nga A2 CNN
8 Nëntor 2020, 14:07 | Politikë
Basha: Rama përgjegjës për jetët e humbura, bën

Kryedemokrati Basha ka akuzuar sërish kryeministrin Rama se nuk merret me situatën kritike që është krijuar në vend për shkak të pandemisë, por zgjedh të zhvendosë vëmendjen duke u bërë zëdhënës i Beogradit.

Sipas Bashës, kreu i mazhorancës është përgjegjës për jetët e humbura dhe shëndetin e shqiptarëve.

“Në vend që të bëjë detyrën, Edi Rama bën zëdhënësin e Beogradit. Ai është përgjegjës për jetët e humbura dhe shëndetin e shqiptarëve. Të sëmurët dergjen nëpër ambulanca sepse spitalet janë mbushur plot. Pasi shkatërroi ekonominë ai ka humbur kontrollin mbi pandeminë”, shkruan Basha në Twitter.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani