Biden “çmend” simpatizantët e tij, Jennifer Lawrence del në rrugë me pizhame

Edhe pse është nga aktoret më të famshme, Jennifer Lawrence nuk u frenua aspak për të festuar fitoren e Joe Bieden në zgjedhjet presidenciale të Amerikës.

Pasi kandidati demokrat arriti pragun e 270 votave elektorale, mes mijëra e miliona personave që nisën festën në botë ishte edhe aktorja amerikane 30-vjeçare.

Pasi mësoi lajmin, ajo doli duke festuar në rrugë edhe pse ishte e veshur me pizhame, ndërsa videon nuk hezitoi ta shpërndajë në Twitter.