Fauci zbulon tre faktorët që ulën numrin e vdekjeve nga Covid-19

fauci 1100x620

Dr. Anthony Fauci, eksperti kryesor i sëmundjeve infektive në Shtetet e Bashkuara, tha se disa nga simptomat e Covid-19 zgjasin shumë më gjatë sesa simptomat nga sindromat e tjera virale si gripi.

Diku mes 25% deri në 35% të pacientëve Covid-19 kanë simptoma të zgjatura si lodhja, dhimbjet e muskujve, çrregullimet e gjumit e të tjera edhe pas shërimit.

“Ne e dimë absolutisht të sigurt se ekziston një sindromë post Covid-19 “, tha Fauci të shtunën gjatë një takimi me Shoqatën Amerikane të Mjekëve.

Është e paqartë saktësisht se sa mund të zgjasin simptomat, por Fauci tha se ato janë vërejtur për muaj me radhë pas një infeksioni fillestar.

Fauci tha po ashtu se niveli i vdekjeve nga Covid-19, në Shtetet e Bashkuara ka ardhur në rënie muajt e fundit për shkak të tre faktorëve: “mosha e pacientëve, përvoja e mjekëve me virusin dhe ilaçet më të mira”.

Fakti që të rinjtë tani po infektohen, është gjithashtu një faktor që ul nivelin e vdekjes, tha ai.