Koronavirusi i merr jetën aktorit Koço Devole

800 0 57206f28f757317736729ad5869b1496 1280x720 1 1100x620

Ka ndërruar jetë si pasojë e sëmundjes së koronavirusit aktori i njohur i humorit, Koço Devole.

75 vjeçari Devole ndodhej prej disa ditësh në spital për shkak të virusit vdekjeprurës, por gjendja e tij u përkeqësua. Mësohet se aktori i njohur vuante dhe nga sëmundja e leuçemisë.

Koço Devole konsiderohet një nga personalitet më të njohura të humorit shqiptar. Përveçse aktor, Devole ishte karikaturist, skenarist, regjisor dhe prezantues spektaklesh.

Ai njihet për rolet e tij në telefilmat humoristik “Çanta e zezë”, “Gjuetia e fundit”, “Çanta me një million”, “Pushime në Romë” etj. Prej disa vitesh ai punonte në emisionin satiri “Fiks Fare”.